Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të jetë shumë e dëmshme për Serbinë, ka deklaruar kryetari i Dhomës Ekonomike të Serbisë, Zheljko Sertic. Duke përkujtuar marrëveshjen e tregtisë së lirë, Sertic thotë se ai vendim është ekonomikisht i paimagjinueshëm. Vitin e kaluar, tregtia midis dy vendeve tejkaloi 1 miliard euro, pra një të tretën më shumë se në vitin 2012. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet ushqimore në tregun rus u rritën me 68% dhe ka rritje të kërkesës nga importuesit rusë për fruta dhe perime, mish derri dhe viçi, si dhe pije alkoolike. Kjo rezulton nga fakti se Rusia po përballet me embargo në importet e mishit nga Rumania, Australia, Letonia, Lituania dhe Moldavia; fara luledielli, misri, soje dhe prodhimet e qumështit nga Ukraina; fruta dhe perime nga Polonia; si dhe uiski nga SHBA. Eksporti i produkteve bujqësore nga Polonia mund të ketë arritur në 1.6 miliardë dollarë, por do të reduktohet më shumë se gjysma për shkak të sanksioneve. Polonia ka njoftuar pretendimet për kompensimin e dëmeve nga Brukseli.
Sanksionet ekonomike kane efekt bumerang, kështu që ai ndikon të dy palët. Prandaj, në llogarinë për anulimin e kontratës me partnerin rus, kompania gjermane Rheinmetal ka pësuar dëmin prej 100 milionë eurosh dhe është duke i kërkuar shtetit ta kompensojë. Në përgjithësi, eksportet gjermane në Rusi kanë rënë me 13%, dhe dëmi ka arritur 1.1 miliardë euro në tremujorin e parë të këtij viti.
Nëse Siemens ndalon bashkëpunimin me hekurudhat ruse, kjo gjë mund ta çojë shifrën e humbjes së vendeve të punës në 250 mijë. Shtypi gjerman i përshkruan sanksionet si të pakuptimta dhe përkujton shembullin e Francës, e cila nuk dëshiron të heqë dorë nga biznesi me Rusinë dhe kjo përfshin shitjet e dy transportuesve të helikopterëve me vlerë 1.2 milionë euro, duke punësuar kështu mijëra qytetarë francezë gjatë katër viteve të ardhshme.
Pjesa më e madhe e naftës dhe gazit në BE vjen nga Rusia, pra 49% e importeve të gazit dhe 34% e importeve të naftës. Çmimet e metaleve janë rritur, pasi Rusia zotëron 40% të tregut botëror të paladiumit, rreth 14% të tregut global të nikelit dhe platinit, si dhe 8% të aluminit. Problemet e kreditorëve rusë do të ndikojnë kryesisht bankat austriake, por gjithashtu të ndjeshme janë edhe organizatat franceze, italiane dhe suedeze të kreditimit së bashku me qendrat financiare në Qipro dhe Luksemburg, paralajmëron FMN.
Sipas vlerësimeve të tyre, pasojat negative mund të godasin 20 apo më shumë vende, në të cilat importet nga Rusia arrijnë mbi 5% të PBB-së. Përveç kësaj, turizmi rus luan rol të rëndësishëm në ekonominë e vendeve të BE-së dhe Malit të Zi, dhe për shkak të rritjes së kursit të këmbimit të rublës, qytetarët rusë po udhëtojnë më pak jashtë vendit. Në vlerësimin e ekspertëve europianë, Rusia mund të gjenerojë humbjen e 23 miliardë eurove këtë vit dhe 75 miliardë vitin e ardhshëm. Megjithatë, bizneset europiane do të vuajnë pothuajse të njëjtat humbje. Siç tregojnë faktet, parashikohet se pala europiane do të humbasë 40 miliardë këtë vit.