Serbi / Ulet norma e interesit për herë të parë brenda një viti

27/07/2019 10:10 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Banka Qendrore e Serbisë ka ulur normën bazë të interesit në korrik për herë të parë në më shumë se një vit, për të mbështetur rritjen ekonomike, pasi politikëbërësit parashikojnë që inflacioni të mbetet në nivele të ulëta edhe këtë vit dhe atë të ardhshëm.

Bordi Ekzekutiv vlerësoi se janë përmbushur kushtet për të ulur normën kryesore me 25 pikë bazë në 2.75%, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët, tha në një deklaratë për shtyp, Banka Kombëtare e Serbisë. Reduktimi i fundit i normës së interesit ka qenë në mars të vitit 2018. Inflacioni bazë u rrit në nivelin 2.2% në maj dhe politikëbërësit presin që ai të mbetet brenda intervalit të tolerancës së synuar, si gjatë pjesës së mbetur të këtij viti, ashtu edhe atij të ardhshëm, tha më tej Banka.

Bordi Ekzekutiv theksoi se qëndrueshmëria e ekonomisë serbe ndaj efekteve të mundshme negative të mjedisit ndërkombëtar është rritur për shkak të ngushtimit të pabarazive të brendshme dhe të jashtme dhe perspektivave të favorshme makroekonomike. Pritshmëritë e Bankës Kombëtare janë që rritja të udhëhiqet nga kërkesa e brendshme këtë vit dhe Investimet e Huaja Direkte të reduktojnë gradualisht pabarazitë e jashtme dhe të ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of