Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë se falë reformave të zhvilluara vitet e fundit, Serbia ka bërë progres të madh dhe tani është në një situatë të stabilitetit ekonomiko-financiar dhe të progresit social. “Unë vij nga një vend që në vitin 2014 duhej të përballej me reforma jashtëzakonisht të vështira, ne ishim në prag të falimentimit dhe të një katastrofe totale, por sot Serbia nuk ka probleme me financat publike”, tha Vuçiç në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB.
Në mediat e Beogradit u theksua se, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike duhet të jetë 12,5 – 13% gjatë viteve të ardhshme, më e larta në mesin e vendeve në rajon. Sipas FMN-së, PBB-ja për banor do të arrijë në 10,394 dollarë në vitin 2023, 44% më shumë se 7.207 dollarë të vitit 2018. Z. Vuçiç theksoi se në një situatë të tillë të stabilitetit ekonomik, Serbia tërhoqi vitin e kaluar 2.3 miliardë euro Investime të Huaja Direkte, vlera më e lartë e regjistruar deri më tani në vend.
Për më tepër, Serbia ka ulur ndjeshëm shkallën e papunësisë, duke e çuar atë nga 25% që ka qenë disa vite më parë në 10.3%, më e ulëta në rajon. Një objektiv tjetër i rëndësishëm është zhvillimi i teknologjive të reja, dixhitalizimit dhe Inteligjencës Artificiale. (ANSAmed).