Serbi, Vuçiç: Asnjë ndryshim në rrugën drejt BE-së

30/10/2016 8:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ne jemi në rrugën drejt Europës dhe nuk do të vendosim sanksione kundër Rusisë, tha kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në përgjigje të dyshimeve të publikut nëse zhvillimet lidhur me minierat e Trepçës dhe Telekom Srbija në Kosovë do të rezultojnë me ndryshim të politikës së Serbisë.
Duke mos lënë hapësirë për dyshime në këtë drejtim, ai tha se Serbia është gati për kompromis nëse janë edhe të tjerët.
“Do të ketë një kompromis pasi është e rëndësishme që ne të bëjmë përpara dhe të mendojmë për të ardhmen tonë”,- tha Vuçiç në një konferencë për shtyp të qeverisë serbe.
“Kjo ka të bëjë me të ardhmen tonë dhe jo për të rrahur gjoksin, sepse kjo nuk do të paguajë as pensionet dhe as pagat, e as më tepër nuk do të tërheqë investitorët”,- tha kryeministri i Serbisë.
Vucic shtoi se Serbia duhet të vazhdojë bisedimet me Europën dhe me të gjithë të tjerët, si dhe të ndjekë politikën e saj ekonomike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of