Qeveria e Serbisë do të rrisë sërish me 5.5% pagat e punonjësve në arsim, infermierëve dhe teknikëve mjekësor duke filluar nga muaji shtator.
Kjo rritje do të pasohet më një tjetër rritje, në masën 10%, të cilën qeveria po e planifikon për muajin dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm, thuhet në deklaratën për shtyp.
Në arsim do të përfitojnë rritje të pagës rreth 143,862 punonjës, deklaroi presidenti Aleksander Vuçiç.
Paga mesatare e tyre nga 74,000 dinarë (676 dollarë/631 euro) që është aktualisht do të rritet në 88,000 dinarë.
Pagat mujore e infermierëve dhe teknikëve mjekësorë variojnë midis 62,370 dhe 78,750 dinarëve, sipas raporteve të mediave lokale.
Në janar, Serbia rriti me 12,5% pagat e punëtorëve në sektorin publik dhe rriti me 14% pagën minimale neto, në 40,020 dinarë./ Seenews