Qeveria e Serbisë të enjten i kërkoi BE-së, Rusisë dhe fqinjit të saj Sllovenisë ndihmë pasi kryeministri deklaroi përmbytje të rrëmbyeshme ‘katastrofa më e madhe në historinë e Serbisë’, dhe pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare.
‘Unë i lutem njerëzve të dëgjojnë, ju nuk mund ta mundi natyrën, dhe kur nuk veproni sikundër ju sugjerojnë personat e shpëtimit, rrezikoni si jetën tuaj ashtu dhe të tyren ,’ tha Aleksandër Vuçiç, duke u bërë thirrje njerëzve ti vënë veshin urdhrave për tu evakuar nga shtëpitë e kërcënuara.
Numri i të vdekurve të enjten shënjoi katër persona. Njëri ishte një shpëtimtar i cili humbi jetën e tij në përpjekjë për të evakuar një familje pranë lumit Jasenica në Serbinë qendrore. Autoritetet në qytetin e Lajkovaç raportuan dy të vdekur të moshuar, si rezultat i përmbytjeve në mëngjesin e të mërkurës. Një i katërt vdiq në zonën e Beogradit.