Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Mbikëqyrësin e Sigurimeve të Italisë.
Duke vlerësuar faktin se Italia është një nga vendet investitore më të rëndësishëm në sektorin serb të sigurimeve, dhe duke synuar për të forcuar më tej sektorin e sigurimeve në Serbi, Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) nënshkroi një Marrëveshje Mirëkuptimi me Autoritetin e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Italisë (Italian Insurance Supervisory Authority, IVASS).
Marrëveshja e nënshkruar rregullon veprime të përbashkëta lidhur me shkëmbimin e informacionit midis dy organizmave mbikëqyrës sidomos në lidhje me anëtarët e grupit të biznesit “Unipol” dhe “Generali”, dy nga tre grupet më të mëdha të sigurimeve në Serbi.
Banka Kombëtare e Serbisë ka marrëveshje të tilla mirëkuptimi me Austrinë dhe Slloveninë, të cilat janë vendet me investimet më të mëdha në sektorin e sigurimeve në Serbi.