Gati 5 mijë doza të vaksinave të koronavirusit të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech u transportuan sot në Serbi, duke u bërë vendi i parë në Ballkan që merr vaksinën kundër koronavirusit.
Nëpërmjet pamjeve të publikuara nga televizioni shtetëror, një aeroplan shkarkoi një kontejner me 4875 doza. Vaksinat u dërguan në “Torlak”, institutin e Virologjisë e Vaksinave në Beograd.
“Imunizimi, me shumë mundësi do të fillojë javën e ardhshme,” tha Mirsad Djerlek, sekretari i shtetit në ministrinë e shëndetësisë..
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se sasia e parë e vaksinave do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.
“Ne presim që të marrim edhe 21 mijë doza të vaksinës në janar,” tha ai. Javën e kaluar rregullatori i shtetit serb miratoi vaksinën Pfizer dhe BioNTech.
Djerlek tha se autoritetet ishin gjithashtu në negociata për të importuar vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe një vaksinë kineze, por ai nuk dha më shumë detaje. Qeveria nuk e bëri të ditur çmimin e rënë dakord për vaksinën Pfizer.
Në raportimin e fundit Serbia raportoi 3,685 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 47 vdekje. Që nga fillimi i pandemisë rreth 300 mijë persona janë infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 2,733 persona./Reuters