Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic së bashku me disa ministra të tjerë të qeverisë ka biseduar me zëvendëskryetarin të kompanisë botuese Forbes, Christopher Forbs mbi mundësitë e promovimit të Serbisë si një zonë investimi.
Gjatë takimit ata vunë në dukje pozicionin e përshtatshëm të Serbisë, kushte të mira ekonomike dhe përfitimet që qeveria serbe i jep investitorëve të huaj. Serbia, si vendi më i madh i Ballkanit Perëndimor, ka infrastrukturë të mirë, fuqi punëtore të kualifikuar dhe me përvojë, që i ofrojnë mundësi investitorëve të huaj të realizojnë fitime.