Egjipti dhe Serbia nisën një partneritet të integruar strategjik dhe nënshkruan një sërë marrëveshjesh që mbulojnë disa fusha, ndërsa presidenti egjiptian Abdel-Fattah El-Sisi do të kryejë vizitën e tij të parë në Republikën e Serbisë, që do të jetë edhe vizita e parë nga një president egjiptian, që nga viti 1987.
Marrëveshjet e nënshkruara gjatë një ceremonie ku morën pjesë El-Sisi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, përfshinin një sërë Memorandumesh Mirëkuptimi (MoU) në fushat e arsimit, bujqësisë, artit, kulturës, mbrojtjes së mjedisit dhe të tjera.
Marrëveshjet përfshinin gjithashtu një Memorandum Mirëkuptimi midis Radio Televizionit të Serbisë dhe Autoritetit Kombëtar të Medias Egjiptiane dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Muzeut të Arteve Afrikane në Serbi dhe Muzeut të Qytetërimit në Egjipt.
Gjithashtu, një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua ndërmjet Agjencisë Serbe për Zhvillim dhe Autoritetit të Përgjithshëm Egjiptian për Investime dhe Zona të Lira (GAFI), dhe një tjetër ndërmjet Agjencisë Serbe për Zhvillim dhe Agjencisë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve.
El-Sisi zbarkoi në Beograd të martën. Të mërkurën, El-Sisi zhvilloi konsultime të nivelit të lartë me homologun e tij serb, në të cilat dy udhëheqësit shqyrtuan mënyrat e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy kombeve.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiç, El-Sisi tha se vizita vjen në një kohë jetike për të reflektuar sesi Egjipti mund të zhvillojë më tej marrëdhëniet e tij dypalëshe me Serbinë.
El-Sisi shtoi se takimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të dy vendeve për përparimin e bashkëpunimit dypalësh.
Ai shtoi se korniza e integruar strategjike e nisur të mërkurën, përshkruan një vizion të përbashkët për aspektet e ndryshme të bashkëpunimit midis Egjiptit dhe Serbisë, si dhe mënyrat për t’i forcuar ato.
“Partneriteti konfirmon vullnetin tonë të përbashkët politik në këtë drejtim dhe hap rrugën për një fazë të re partneriteti që lidh të dy vendet”, shtoi presidenti egjiptian.