Serbia në kuadër të lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, tash ka ndërmarrë edhe një veprim në parandalimin që Kosova të anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Administrata Tatimore.
Ministri serb i Financave, Sinisa Mali, ka deklaruar se ky është një lajm i mirë për Serbinë.
“Ky është një lajm i mirë për Serbinë, dhe një konfirmim që ne kemi menaxhuar ilegalitetin e institucioneve të Kosovës. Ne kemi treguar se asgjë s’mund të arrihet pa një marrëveshje me Beogradin”, ka thënë Mali.
Mali ka thënë se vetëm shtetet që janë anëtare të OKB-së mund të integrohen në një organizatë të tillë.
“Sipas rregullave të IOTA-s, vetëm shtetet e njohura nga Kombet e Bashkuara mund të jenë anëtare të kësaj organizate”, ka shtuar ndër të tjera ai.
Asambleja Gjenerale e IOTA-s është mbajtur prej datës 1 korrik deri më 5 të këtij viti në Bruksel, dhe Kosova nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare ë kësaj organizate.
IOTA është një organizate që ofron mbështetje dhe asistencë për shtetet anëtare, për të përparuar në fushën e administrimit të taksave./Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.