Kryeministri Aleksandar Vuçic u takua me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), me rastin e rishikimit të tretë të marrëveshjes paraprake që qeveria serbe nënshkroi me këtë institucion financiar ndërkombëtar.
Vucic falënderoi delegacionin e FMN-së për urimet rreth suksesit që vendi ka arritur deri më tani, dhe ka thënë se Serbia ka ndërmend të investojë më shumë përpjekje në mënyrë që të vijojë të ruajë drejtimin e duhur.
Tema e diskutimit ishte rritja e pagave dhe pensioneve, dhe vendimi mbi shumën përfundimtare do të merret javën e ardhshme, pas analizave të mëtejshme dhe konsultimit të përfaqësuesve të FMN-së dhe Ministrisë së Financave.
Vucic shtoi se ai është krenar për rezultatet në deficitit fiskal dhe theksoi se ai personalisht do të angazhohet në zgjidhjen e çështjes së racionalizimit dhe reformën e ndërmarrjeve shtetërore.
Pavarësisht bisedimeve serioze mbi ndërmarrjet shtetërore, kryesisht Srbijagas, EPS dhe Hekurudhat, si dhe çështjen e privatizimit të 17 kompanive, ai premtoi se të gjitha obligimet do të përmbushen brenda afatit të rënë dakord me përfshirjen e tij personale.