Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha se nuk ishte e shqetësuar për gazin rus që kalon përmes Bullgarisë nëpërmjet Balkan Stream, duke shtuar se nuk ekziston mundësia e marrjes së gazit në rrugë tranzit drejt Serbisë.
“Megjithëse çdo gjë është e mundur në ditët e sotme, unë nuk jam e shqetësuar për furnizimin me gaz nëpërmjet Balkan Stream përmes Bullgarisë. Ajo theksoi se nëse do të vidhej gazi në rrugë tranzit, kjo do të thotë se mund të vidheshin edhe mallrat që transportoheshin nga një kamion.
“Kjo është thjesht e pamundur”, tha ajo.
“Vetë biseda për këtë çështje dhe deklarata e kryeministrit bullgar ‘ne nuk do ta bëjmë këtë’, është thjesht e pavend. Askush nuk duhet ta çojë ndër mend një gjë të tillë, jo thjesht të thotë ‘ne jemi njerëz të mirë dhe prandaj nuk do ta bëjmë’”, tha Brnabic.
“Nëse dikush merr vjedhurazi gazin në tranzit, kjo do të thotë se nuk do të kishte siguri për askënd në Europë dhe në botë”, vijoi ajo.
Kryeministrja tha se Serbia ka investuar më shumë se 1 miliard euro në tubacione.
“Përveç kësaj, ne kemi paguar për gazin, ai është yni, kemi një kontratë me Rusinë për furnizimin me gaz. Gazi duhet të kalojë tranzit nga Bullgaria, por problemet bullgare nuk janë problemet tona”, tha Brnabiq.
Ajo shprehu shpresën se Polonia dhe Bullgaria do të jenë në gjendje të bien dakord për furnizimin me gaz.
“Çdo trazirë në BE do të kishte pasoja negative për ekonominë serbe. Sa më paqësore dhe e qëndrueshme të jetë gjithçka, aq më mirë për ne”, përfundoi Brnabiq.