Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Azerbajxhanit po zhvillohen në një bazë solide, pa çështje të pazgjidhura dhe me dinamikë të lartë. Në këtë kontekst, Serbia është e interesuar në marrëdhëniet gjithëpërfshirëse, me një theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç për Trend, para të vizitës së tij në Azerbajxhan.
Vizita u zhvillua me ftesë të ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov. Negociatat e mbajtura me udhëheqjen dhe zyrtarë të lartë të vendit janë në vazhdën e marrëdhënieve të mira politike. Së bashku me aspekte të tjera, ata duhet të inkurajojnë dhe të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik.
Sa për thjeshtimin e mundshëm të regjimit të vizave me Azerbajxhanin, Daçiç tha se Serbia dorëzoi projektdokumentet për heqjen e vizave në shtator të vitit 2010.
Sipas kësaj pakete, pritet të heqë vizat për deri në 30 ditë. Në lidhje me këtë, nevoja dhe rëndësia e liberalizimit të mëtejshëm të regjimit të vizave u theksua duke marrë parasysh zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve.
“Ne presim reagimin e miqve tanë të Azerbajxhanit”, – shtoi Daçiç.
“Serbia është një vend me potencial të madh në fushën ekonomike dhe financiare”, – shtoi ai. “Ne jemi shumë të interesuar në investimet e Azerbajxhanit, në veçanti në fushën e energjisë dhe infrastrukturës. Ka projekte të përbashkëta në këto fusha që mund të shërbejnë si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm”.
Daçiç shtoi se Serbia mirëpret investitorët nga Azerbajxhani dhe kushte më të favorshme do të krijohen për ta. Vendi është i hapur për propozime të reja dhe investime në fusha të tjera me benefite reciproke.
“Pala serbe tregon interes të madh në mundësinë e pashfrytëzuar në fushën e ndërtimit, informacionit dhe teknologjive të komunikimit, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, sektorin e ushqimit, turizmit etj.”, – shtoi Daçiç.
Ai theksoi se ka më shumë mundësi për bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Azerbajxhanit sesa është bërë deri më tani.
“Lloji kryesor i bashkëpunimit ekonomik është tregtia” – tha ai. “Por indekset e xhiros sonë vjetore të tregtisë janë modeste, – Daçiç ai. – Serbia është e interesuar edhe në forma të tjera të bashkëpunimit ekonomik, siç e kam theksuar tashmë, në investimet në potencialin e prodhimit”.
“Serbia mirëpret çdo projekt që synon një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët në Europë, – tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. – Aktualisht, Serbia po fokusohet në zbatimin e projektit të gazit ‘South Stream’”.
“Pala nga Azerbajxhani na informoi për projekte të tjera në lidhje me këtë fushë, në të cilat është e përfshirë Republika, të tilla si, për shembull, TANAP” – u shpreh ai. “Ky projekt është një propozim interesant. Ne shpresojmë se përpjekjet e përbashkëta të Azerbajxhanit dhe partnerët e tij do të jenë të suksesshëm për të gjithë pjesëmarrësit e këtyre projekteve”.