Seria A, ndeshje pa tifozë. Klubet, humbje rreth 30 mln euro

07/03/2020 9:21 AM 0 komente

Seria A po përgatitet të rinisë, por ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë. Emergjenca shëndetësore e lidhur me koronavirusin detyroi autoritetet të vendosnin për vijimin e kampionatit, por pa tifozë në stadiume, të paktën deri më 3 prill. Zgjedhja është e justifikuar, me impakt jo vetëm në nivel argëtimi, por edhe ekonomik.

Cili do të jetë dëmi ekonomik i ndeshjeve që do të zhvillohen pa tifozë në muajin e ardhshëm?

“Calcio e Finanza” ka bërë disa vlerësime duke u nisur nga dy supozime
-të gjithë shoqëritë e përfshira në analizë do t’i rimbursojnë plotësisht biletat e tifozëve për ndeshjet e luajtura ‘me dyer të mbyllura’
-të gjitha 20 skuadrat e Serisë A do të luajnë të paktën një ndeshje pa tifozë në muajin e ardhshëm: shifra e përgjithshme e të ardhurave të munguara do të jetë 28,6 mln euro (ndeshje kampionati dhe kompeticione europiane).

Pasojat ekonomike të ndeshjeve pa tifozë, Juventus skuadra që do të goditet më shumë

Sipas përllogaritjeve, Juventus është klubi që do të goditet më shumë, rreth 12,3 mln euro të ardhura të munguara, ose 43% e gjithë klubeve të Serisë A. Ndër klubet që do të humbasë shumë është edhe Milan (rreth 3,4 mln euro, 12%) dhe Inter (12,7 mln euro, 10%). Edhe Leçe do të ketë një humbje me peshë, në të vetmen ndeshje, atë përballë Milan (duke marrë në konsideratë faktin se ndeshjet kundër Juventusit e Inter sollën në arkat e klubit rreth 800 mijë euro).

Burimi: Calcio & Finanza

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of