Emergjenca e koronavirusit i ka kursyer, të paktën për momentin, sponsorët e fanellave të klubeve të Serisë A. Me stadiumet e mbyllura, janë televizionet ato që u kanë siguruar vazhdimësi partnerëve të shoqërive në shikueshmërinë dhe përhapjen e mesazheve reklamuese.
Një analizë e “Gazzetta dello Sport” identifikon, klub pas klubi, të gjithë të ardhurat nga sponsorët e fanellës në kampionatin italian. Shifra madje është rritur në sezonin 2020/21, nga 162 milionë sezonin e kaluar në 169 milionë.
Në studim paraqiten të gjitha kombinimet komerciale (nga sponsori i mëngës te sponsori në pjesën e pasme të fanellës), por përjashtohen marrëveshjet me furnitorët e materialit teknik). Lider i padiskutueshëm në klasifikim është Juventus, tendenca komerciale e të cilit është në rritje pas mbërritjes së Cristiano Ronaldo.
Klasifikimi i të ardhurave të sponsorëve të fanellës, Fiorentina dhe Sassuolo në podium
Në sezonin e kaluar, Jeep rishikoi marrëveshjen e mëparshme me Juventus, me një surplus 25 milionë euro, në kuotën 42 milionë, në pritje të rinovimit në vitin 2021. Këtë vit, në pjesën e pasme të fanellës është Cygames, kështu që vlera e fanellës bardhezi është rritur në kuotën 48 milionë euro.
Në vend të dytë, Fiorentina, e cila zotërohet nga miliarderi amerikan Rocco B. Commisso. Falë kompanisë së tij, Mediacom, Fiorentina fiton 26,2 milionë nga logo në fanellë – nga këto 25 milionë vijnë nga kolosi amerikan i TV kabllor. Kjo është një formë e mbështetjes nga aksioneri, i cili ndërhyri për të mbuluar shpenzimet e menaxhimit të klubit.
E njëjta gjë ndodh me Mapei në marrëveshjen me Sassuolo, jo rastësisht në vendin e tretë në podium, me 18 milionë euro.
Në vend të katërt renditet Roma me sponsor Qatar Airways dhe Hyundai, të cilave u shtohet edhe sponsori i mëngës, Iqoniq, duke fituar në arkat e saj 16 milionë euro.
Inter është në prag të përfundimit të marrëveshjes me Pirelli (prej të cilit fiton 11 milionë euro me bazë vjetore si sponsor kryesor) dhe shpreson të fitojë të paktën dyfishin me ardhjen e një partneri të ri aziatik. Milan, në anën tjetër, rinovoi disa muaj më parë marrëveshjen me Emirates deri në vitin 2023 (nga 14 milionë në 10 milionë), por duke eliminuar ekskluzivitetin e kompanisë së linjës ajrore në fanellë dhe hapen mundësitë për sponsorë të tjerë potencialë.
Nga ana tjetër, Napoli fiton 9 milionë nga kombinimi i tre sponsorëve (Lete-Msc-Kimbo).
Klasifikimi i sponsorëve të fanellës, të gjitha klubet e Serisë A
- Atalanta: 7 milionë (Radici Group, Plus 500, Automha e Gewiss)
- Torino: 5 milionë (Beretta, Suzuki, Edilizia-Acrobatica, N.38 Wuber)
- Cagliari: 4 milionë (Ichnusa, Regione Sardegna, Arborea, Tiscali)
- Bologna: 2,5 milionë (Facile Ristrutturare, Selenella, Scala, Illumia)
- Udinese: 2,2 milionë (Vortice, Dacia, Prosciutto San Daniele, Bluenergy)
- Parma: 2,1 milionë (Old Wild West, Cetillar, Viva la Mamma, Canovi)
- Hellas Verona: 1,5 milionë (Winelivery, Sinergy, Trivellato, Vetrocar, Sec Ponteggi e Scaligera Arredamenti)
- Benevento: 1,5 milionë (Rillo Costruzioni, Ivpc, Don Peppe, Pastificio Rummo)
- Genoa: 1,5 milionë (Blanca Sistema, Synlab, LeasePlan)
- Crotone: 1 milion (Envi, San Vincenzo, Vumbaca, Viemme)
- Sampdoria: 1 milion (Very Mobile, Ipsa)
- Spezia: 0,7 milion (Ten, Iozzelli Piscine, Pediatrica)
- Lazio: 0,5 milion (Frecciarossa)