Të mirat: Ndërlidhja 3G, çmime konkurruese, funksione interesante dhe fotokamerë 8 megapiksel
Të këqijat: Ekrani është me rezolucion të ulët
Të përgjithshme: Të dy smartfonët karakterizohen nga programacioni i nivelit të mesëm. Bateria e fuqishme
Çmimi: Rreth 200 euro secili
Prodhuesi aziatik ka bërë me dije se do të hedhë në treg dy modele të rinj smartfonësh, që do të jenë pjesë e serisë L. Ata do të bazohen tek Android 4.4.2 e do të prezantohen në fillim të shtatorit në Panairin e Berlinit. Bëhet fjalë për LG L Bello e L Fino, që janë dizenjuar enkas për një klientelë të re dhe që më shumë e përdorin për fotokamerën.
Mësohet se fillimisht do të hidhen në treg në Amerikën Latine, më pas në Europë e Azi. Përpara sesa të flasim për karakteristikat e tyre duhet që të theksojmë se emrat e zgjedhur nuk ka asnjë dyshim që do të shkaktojnë ilaritet më së shumti tek italianët. Për këtë zgjedhje departamenti i marketingut duhet të ketë marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm. Ndoshta koreanëve iu pëlqen sesi tingëllojnë fjalët: “bello” e “fino”, që në shqip do të përktheheshin i bukur dhe fin.
E tashmë le t’u hedhim një sy karakteristikave të dy aparateve.
LG L Bello ka një ekran 5 polësh, me rezolucion FWVGA (854 × 480 piksel, 196 ppi), ndërsa LG L Fino e ka ekranin 4.5 polësh me rezolucion WVGA (800 × 480 piksel, 207 ppi).
Për të dy pajisjet është zgjedhur një procesor quad core (mendohet se do të jetë Snapdragon 400), por frekuenca është 1.3 GHz për LG L Bello e 1.2 GHz për LG L Fino. Identike edhe pajisjet me RAM (1 GB) dhe fotokamera e pasme 8 megapiksel.
Është e ndryshme sasia e memories së brendshme (8 GB për LG L Bello e 4 GB për LG L Fino) dhe fotokamera ballore (1 megapiksel e VGA). Kapaciteti i baterisë është 2.540 mAh për LG L Bello e 1.900 mAh për LG L Fino. Të dy aparatet mbështeten nga teknologjia 3G (HSPA+ deri në 21 Mbps). Dizajni dhe pozicionimi i butonave të kujtojnë të fuqishmin dhe të kushtueshmin LG G3. Mes funksioneve fotografike të LG, nënvizohet Touch & Shoot (shkrepje me një prekje të vetme tap), Gesture Shot (aktivizim me numërim mbrapsht për tre sekonda) dhe Front Camera Light (sfond të bardhë për selfie). Knock Code ju lejon që të zhbllokoni ekranin me trokitje frekuente të ekranit, ndërsa QuickCircle Case ju lejon të vizualizoni thirrjet, mesazhet, muzikën dhe fotot pa mbyllur mbulesën.
LG L Bello
Procesori: 1.3GHz Quad-Core
Ekrani: 5 polësh 854×480
Memoria: 1GB RAM
Memoria e brendshme: 8GB
Fotokamera e pasme: 8MP, ballore 1MP
Bateria: 2540mAh
Sistemi: Android 4.4.2 KitKat
HSPA+ 3G
Ngjyrat: E bardhë, e zezë dhe ar
LG L Fino
Procesori: 1.2GHz Quad-Core
Ekrani: 4.5 polësh, 800×480
Memorie: 1 GB RAM
Memoria e brendshme: 4GB
Fotokamera: E pasme 8MP, ballorja VGA
Bateria: 1900mAh
Sistemi: Android 4.4.2 KitKat
HSPA + 3G
Ngjyrat: E bardhë, e zezë, ari, e kuqe dhe jeshile