Pas ankandit të ditës së martë, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ë premten do shesë sërish letra me vlerë të qeverisë.
Shuma e shpallur për shitje është 2 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi tre mujor.
Në ankandin e fundit, me të njëjtin maturitet, yiled-i (interesi) mesatar i ponderuar shënoi një rritje të lehtë. Megjithëse kërkesa ishte e lartë, yield-i mesatar i ponderuar shënoi një rritje të lehtë, në 3.07%, nga 3.06% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm me të njëjtin maturitet. Në ankandin e fundit, për bonot tre mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 2.3 miliardë, ndërkohë që kërkesa e investitorëve arriti në 2.8 miliardë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.