Seuli, spektakël me dronë për të falënderuar qytetarët në luftën kundër pandemisë

07/07/2020 5:17 PM 0 komente

Qeveria e Koresë së Jugut “ka vënë në skenë” një shfaqje me dronë, për të falënderuar qytetarët për përpjekjet në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, duke u kujtuar ndërkohë që edhe të mos dorëzohen.

Vendi mori lavdërime në nivel global në fillim të pandemisë, pasi ndërmori masa të shpejta dhe të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Deri më tani kanë humbur jetën vetëm 284 persona në një vend me pak më shumë se 50 milionë banorë. Në shenjë mirënjohje, qeveria organizoi një spektakël me drita në qiellin e mbrëmjes nëpërmjet përdorimit të dronëve në Seul, kryeqytetin e vendit.

300 dronë të pajisur me drita LED krijuan figura që përcillnin mesazhe të ndryshme të animuara, të cilat u kërkonin njerëzve të respektojnë distancimin social, të mbajnë maska si dhe të lajnë shpesh duart për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit..

Shfaqja, rreth 10 minuta, përmbante edhe mesazhe falënderuese për punonjësit e shëndetësisë në frontin e parë, të cilët kanë punuar në mënyrë të palodhur për të përballuar më shumë se 13 mijë rastet e prekur me COVID-19 deri më sot në vend.

Qeveria e organizoi spektaklin të shtunën në mbrëmje, i cili u mbajt i fshehte, për të shmangur krijimin e turmave të njerëzve, që mund të çonin në thyerjen e rregullave të distancimit social – tha ministri i Transporteve.
Ndërkohë që shumë njerëz patën mundësi ta shijonin shfaqjen, të tjerë e ndanë atë në rrjetet sociale dhe në shërbimet streaming si YouTube, në mënyrë që mesazhi të shkonte te një numër sa i madh njerëzish në popullsinë e Koresë së Jugut,

Në qershor, qeveria bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në gjithë mjetet e transportit – autobus, metro, taksi – si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e virusit. Maskat duhet të mbahen edhe në gjithë fluturimet kombëtare e ndërkombëtare nga dhe drejt vendit.

Në kulmin e saj në mars 2020, Koreja e Jugut regjistroi rreth 500 të infektuar në ditë me koronavirus dhe falë mbikëqyrjes, testeve si dhe masave të tjera, mundën të kapërcejnë epideminë.

Drones fly over the Han river showing messages to support the country as a measure to avoid the spread of the coronavirus disease (COVID-19) continues in Seoul, South Korea, July 4, 2020. Picture taken July 4, 2020. Yonhap via REUTERS

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of