Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi heqjen zyrtarisht të sanksioneve që ishin vendosur kundër Turqisë më 14 tetor.
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se i kishte kërkuar Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin që të hiqte të gjitha sanksionet e vendosura ndaj Turqisë.
Pa kaluar shumë kohë nga kjo deklaratë e Trumpit, Departamenti i Thesarit bëri një komunikatë me shkrim, përmes të cilës njoftoi heqjen e sanksioneve që ishin vendosur kundër Turqisë për shkak të operacionit të saj «Burimi i Paqes» në veri të Sirisë.
Më 9 tetor Forcat e Armatosura Turke (TSK) kishin filluar në lindje të lumit Eufrat në Siri operacionin «Burimi i Paqes» me qëllim për të vendosur paqe dhe qetësinë në vend dhe në rajon.
Më pas administrata amerikane kishte deklaruar një seri sanksionesh kundër Turqisë.
/TRT TURKEY