Trembëdhjetë vite pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, duket se është “ringjallur”, duke u hapur përsëri, Qendra Botërore Tregtare (World Trade Center) – duke shënuar një moment emocional për njujorkezët dhe të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Skyline New York City është mes nesh përsëri, me emrin Qendra Botërore e Tregtisë 1, merr vendin e saj në Manhattan,” tha Patrick Foye, drejtor ekzekutiv i Autoritetit Portual të New York dhe New Jersey i cili zotëron ndërtesën dhe faqen e World Trade Center .
Ai tha “World Trade Center One”, vendos standarde të reja të projektimit, ndërtimit, prestigjit dhe qëndrueshmërisë, hapja e kësaj ndërtese është një arritje e madhe në transformimin e Manhattan-it në një lagje të lulëzuar 24/7.”
Ndërtesa është 60 për qind me qira dhe 80.000 metra katrore i shkojnë firmës reklamuese “Kids Creative”, stadiumiumit Legend Hospitality, firmës së keshillimeve BMB Group, dhe Servcorp, një ofrues zyrash.
Nga këndin verilindor të vendit, kulla aktuale shikojnë memorialin e ndërtuar në gjurmët e kullave binjake. Qëllimi i deklaruar i saj është të nderoj ata që vdiqën në atë mëngjes shtatori.
Qendra Botërore e Tregtisë 1 është ndërtesa më e lartë në Nju Jork, e cila zëvendëson ‘Kullat Binjake’, është 104 katëshe, 541 metra e lartë, dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.9 miliard dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.