Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 1 milion raste të reja me Covid, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se kulmi i një rritje të shpejtë me variantin Omicron ende nuk ka ardhur.
Një rekord prej 1,080,211 rastesh u raportua të hënën, raporti më i lartë njëditor i rasteve të reja kudo në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Varianti Omicron përbën shumicën e rasteve në SHBA.
Presidenti Joe Biden, i cili po përballet me kritika për përgjigjen e tij ndaj pandemisë, bëri thirrje që shkollat të qëndrojnë të hapura pavarësisht rritjes së infektimeve.
Edhe numri i pranimeve në spitale ka ardhur në rritje të vazhdueshme.
Vendi tani po përballet me “pothuajse një rritje vertikale” të rasteve, tha këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë Anthony Fauci, duke shtuar se kulmi mund të jetë disa javë larg.
Biden pranoi të martën se ka pasur “shqetësim dhe një konfuzion të konsiderueshëm në lidhje me rastet në rritje”, por përsëriti se shumica e pranimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid janë ndër të pavaksinuarit.
“Ne e dimë se fëmijët mund të jenë të sigurt ndërsa janë në shkollë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se shkollat duhet të qëndrojnë të hapura,” tha ai./ BBC