Shtetet ë Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 250 mijë vdekje nga koronavirusi, një shenjë jo e mirë, ndërsa numri i të infektuarve rritet në të gjithë vendin.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi tani ka raportuar 250,029 vdekje dhe gati 11.5 milionë të infektuar. Amerika ka raportuar numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave se në çdo vend tjetër të botës.
“Vendi është duke shkuar në drejtimin e gabuar në një kohë shumë të pasigurt, me njerëz që kanë tendencë të mblidhen brenda, ndërsa moti po bëhet më i ftohtë”, tha eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci për BBC.
Qyteti i Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të SHBA në pranverë ka urdhëruar mbylljen e shkollave të tij nga sot, pas një rritjeje të rasteve.
Vendimi për të mbyllur sistemin më të madh të shkollës publike në SHBA erdhi ndërsa normat pozitive të testimeve për virusin tejkaluan pragun prej 3%, thonë zyrtarët. Kjo do të prekë rreth 300 mijë fëmijë.
Fauci përsëriti thirrjen e tij për njerëzit që të respektonin “dyfish” masat e shëndetit publik, të tilla si përdorimi i maskës, distancomi social dhe shmangia e turmave.
“Njerëzit duhet të durojnë për vetëm pak më shumë, sepse ndihma është në rrugë e sipër në formën e vaksinave”.
Në fund të marsit, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 2,200 vdekje, Dr. Fauci parashikoi që pandemia mund të vriste deri në 200 mijë amerikanë dhe të infektonte miliona të tjerë.
Të mërkurën të dhënat e publikuara nga Pfizer dhe BioNTech thanë se vaksina që ata kishin zhvilluar për të luftuar virusin duket se mbronte 94% të të rriturve mbi 65 vjeç.