Raporti i bërë publik për tremujorin e dytë të 2014 për Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmon veçse fuqizimin ekonomik të tij, ndërkaq aq vendet e tjera në Europë dhe Azi kanë patur një ulje të aktivitetit ekonomik të tyre.
Raporti bën të ditur se u shënua një rritje prej 4.6 për qindsh, rritja më e madhe gjashtë-mujore që nga viti 2003. Qeveria tha se rritja në trmeujorin e tretë u nxit nga shtimi i konsumit të konsumatorëve, rritja e investimeve dhe eksporteve, si dhe një rënie e importeve.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se ekonomia amerikane shënoi një rritje më të madhe se sa parashikohej. Nga 3,5 që ishte parashikimi, ekonomia amerikane u rrit me 3.9 për qind në tremujorin korrik-shtator.
Analistët konfirmojë se tremujorin e parë të vitit 2015, pritet një rritje ndoshta prej 3 për qindsh, ndërkaq që tremujori i fundit i këtij viti mund të ketë një ngadalësim të ulët të ekonomisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.