Shtetet e Bashkuara u bënë destinacioni kryesor për eksportet gjermane vitin e kaluar, duke lënë mbrapa Francën për herë të parë që nga viti 1961 falë përmirësimit të ekonomisë së SHBA-së dhe euros më të dobët, treguan të dhënat nga Zyra e Statistikave të Gjermanisë.
Eksportet në Shtetet e Bashkuara u rritën me 19 për qind në 114 miliardë euro (127 miliardë dollarë) në vitin 2015, krahasuar me rritjen e blerjeve franceze prej 2.5 për qind deri në 103 miliardë euro.
Kjo ishte hera e parë në më shumë se gjysmë shekulli që Franca nuk përfaqësoi partnerin më të madh tregtar të Gjermanisë dhe ekonomistët thanë se kjo nuk kishte gjasa të ndryshojë në një të ardhme të afërt.
Ekonomia më e madhe në botë u rrit me 2.4 për qind vitin e kaluar dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) pret që produkti i brendshëm bruto (PBB) e Amerikës të rritet me 2.0 për qind këtë vit.
PBB-ja e Francës, nga ana tjetër, u rrit 1.1 për qind në vitin 2015 dhe OECD ka parashikuar një rritje prej 1.2 për qind këtë vit.
Që nga mesi i vitit 2014, euro është zhvlerësuar gati një të pestën kundrejt dollarit, duke pasuar politikat ekspansioniste monetare nga Banka Qendrore Evropiane.
Si anëtar i vetë euros, Franca nuk ishte në gjendje të përfitojë nga ky amortizim në tregtinë e saj me Gjermaninë.