SHBA, ulen kërkesat për përfitime ekonomike

06/11/2014 3:20 PM 0 komente

Numri i amerikanëve që kanë paraqitur kërkesën për përfitime për shkak të papunësisë u ul më shumë se sa pritej javën e kaluar, si shenjë e fundit të shtrëngimit të kushteve të tregut të punës.

Departamenti i Punës Amerikane deklaroi se pretendimet fillestare për përfitimet e papunësisë shtetërore janë ulur më tepër. Sipas tyre, mesatarja e kërkesave brenda këtyre 4 javëve u ul në 225’000, 1.8 % më pak, më e ulëta që nga viti 2000.

Specialistë të ekonomisë botërore, të pyetur nga Agjencia Reuters kishin parashikuar një ulje të kërkesës deri në 285’000 javën e kaluar.
Kërkesat kanë qenë tashmë nën 300.000, duke sugjeruar se rritja e papunësisë po ulet.

Norma e papunësisë është parë të mbetet e qëndrueshme prej 6 vitesh, prej 5.9 për qind.

Rezerva Federale muajin e kaluar i dha një pamje optimiste të tregut të punës, duke ndryshuar karakterizimin e papunësisë nga “e rëndësishme” dhe duke e zëvendësuar atë me “gradualisht në rënie.”

Raporti pretendon se numri i njerëzve që ende marrin përfitime ekonomike ka rënë nga 39’000 në 23’500 në javën që përfundoi, niveli më i ulët që nga dhjetori 2000.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of