Nuk është gjithmonë dicka e lehtë të bësh miq në punë, kur ju jeni vetë shefi. Aftësia kritike që krerët e lartë duhet të posedojnë për të ruajtur udhëheqjen dhe miqësinë e tyre është guxim emocional – gatishmëria për të vepruar fuqishëm përballë emocioneve të thella. Gjenden tre taktika të cilat mund t’ju ndihmojnë të ‘zotëroni’ këtë kompleksitet – dhe të bëheni përgjithësisht një udhëheqës më i aftë.
- Siguroni një angazhim të fortë, të qartë ndaj objektivave të biznesit tuaj. Nëse dëshironi të arrini diçka, ju duhet të jenë të gatshëm për të ndërmarrë vendime të vështira. Duhet të jeni transparent, ballë-lartë, dhe plot pasion, edhe në rast se të tjerët, përfshirë këtu miqtë tuaj, nuk pajtohen me vendimet apo opinionet tuaja.
- Zhvilloni aftësitë tuaja të miqësisë. Aftësi të caktuara, sikundër është integriteti i palëkundur, dëgjim empatik, dhe kufij të fortë, mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni rol të dyfishtë të mikut dhe të udhëheqësit të biznesit.
- Përgatituni të humbisni miqësinë. Kuptoni se në fund të fundit nuk mund të kontrolloni se cfarë i ndodh miqësisë. Disa persona thjesht nuk mund të jenë të aftë të pajtohen dhe jetojnë me vendimet tuaja. Mësoni të ndieni trishtimin dhe të ecni përpara.