Ministri i financave George Osborne u dha të gjithëve një goditje të hënën, duke caktuar në krye të Bankës Qendrore kreun e bankës qendrore të Kanadasë, Mark Carney, që u bë i pari britanik në krye të BoE, rreth një javë përpara se ai të bëjë të ditura planet më të fundit buxhetore.
Kriza e borxheve të eurozonës, inflacioni i lartë dhe masat e rrepta fiskale e kanë dëmtuar rëndë rimëkëmbjen ekonomike, që nga ana saj ka minuar përpjekjet e qeverisë së kryesuar nga konservatorët për të ringjallur vendin nga kriza financiare e 2008-s.
Ndërsa shifrat zyrtare konfirmuan të martën se ekonomia britanike u rrit me 1% në tremujorin e tretë, King tha se gjatë kohës kur ai ishte në krye të bankës ndoshta duhet të ishte bërë e qartë më parë se një rimëkëmbje e qëndrueshme nuk do të vinte në 2013 dhe 2014.
“Do të ishte e paarsyeshme që të pritej një rimëkëmbje e shpejtë,” i tha King komitetit parlamentar.