Shefi ka gjithnjë të drejtë? Vetëm leadershipi nuk mjafton më

09/03/2020 4:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
(M.Gove - Fotolia)

Një e treta e punonjësve europianë nuk është e kënaqur me mënyrën se si ata udhëhiqen.

Kjo shifër është sa befasuese, aq edhe shqetësuese. Për këtë situatë janë shkaktarë disa faktorë, duke përfshirë edhe faktin që 37% e punonjësve ankohet që “shefi” nuk i njeh mjaftueshëm mirë për të kuptuar me të vërtetë potencialin e tyre. Këto janë disa nga përfundimet kryesore të të raportit të ADP, “People Unboxed”. Raporti bën një analizë të detajuar të faktorëve që përfshijnë me të vërtetë punonjësit dhe se si mund të përmirësohen në punën e tyre nëpërmjet menaxhimit të burimeve njerëzore.

Duke pasur parasysh këto shifra, duhet gjetur një zgjidhje për motivet e pakënaqësisë. Nuk duhet të harrojmë që mungesa e mirëkuptimit shkon përtej udhëheqjes dhe menaxhimit, pasi thuajse gjysma e punonjësve europianë është mjaft e sigurt që punëdhënësi i tyre nuk i kupton dhe 18% thonë se ndihen thjesht në numër në kompaninë e tyre.

Dihet se motivet që na shtyjnë secilin prej nesh të punojmë janë të ndryshme, por suksesi i një kompanie matet me angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve, Në anën tjetër, të kuptosh se cilët janë faktorët që i motivojnë, çfarë i mban e çfarë dëshirojnë me të vërtetë nga punëdhënësi është e rëndësishme për ruajtjen e një niveli të lartë angazhimi.

Paaftësia e “shefave” për të kuptuar punonjësit dhe menaxhimi i keq nuk janë i vetmi burim pakënaqësie. Pjesëmarrësit në sondazh theksuan faktin që punëdhënësit nuk marrin masat e duhura për të garantuar mirëqenien fizike të punonjësve të tyre. Vetëm 26% e punëdhënësve ofron një program feedback-u nëpërmjet të cilit, personeli mund të ngrejë shqetësimet dhe më pak se gjysma organizojnë trajnime për shëndetin dhe sigurinë.

Ndër të tjera, thuajse gjysma e të intervistuarve pohon se janë ndier jo rehat në vendin e punës vitin e fundit, duke përmendur shpesh si shkaktarë menaxhimin jo të duhur, stresin e tepërt, marrëdhëniet e këqija me kolegët / apo mjedisin armiqësor në punë. Personeli i burimeve njerëzore duhet të ndërmarrë një sërë masash për të garantuar që punonjësit të ndihen të sigurt, rehat dhe të lumtur në vendin e punës. Çelësi për t’i bërë punonjësit të ndihen të mbështetur, si fizikisht edhe psikologjikisht është ofrimi i mundësisë për të kontribuar me idetë e tyre në zhvillimin e aktiviteteve në punë. Mbi të gjitha është çelësi për të identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësim.

Menaxhimi dhe udhëheqja kanë një ndikim të matshëm drejtpërdrejt në angazhimin e punonjësve. Kompanitë në Europë nuk janë në gjendje të veprojnë siç duhet. Është e rëndësishme që drejtuesi dhe personeli i burimeve njerëzore të investojnë në kohën e nevojshme për të kuptuar më së miri punonjësit. Vetëm duke i njohur njerëzit, aftësitë dhe dëshirat e tyre, mund t’i frymëzoni, të nxisni kontributin dhe përfshirjen e tyre – të cilat të gjitha së bashku rrisin produktivitetin dhe çojnë drejt suksesit kompaninë.

*Virginia Magliulo, Presidente Global View ADP
Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of