Spitali “Shefqet Ndroqi” mund të rikthehet sërish në spital për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se janë marrë të gjitha masat për përballimine e fluksit të shtuar si pasojë e Covid-19, ndërsa shtpi se do të konsiderohet rihapja e “Shefqet Ndroqit”, me shtimin e rasteve të rënda në terapi intensive.
“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi I fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë intensive”.
Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” është dyfishuar kapaciteti i pajisjeve në terapinë intensive dhe reanimacioni është plotësuar me parametra dhe standard europiane.
“Ne u angazhuam që të fuqizojmë të gjithë shërbimin e reanimacionit sidomos në spitalet që kemi vendosur në strategjinë tonë të ofrojmë shërbim për pacientët me COVID19. Por nga ana tjetër nuk kemi lënë pas fuqizimin e shërbimeve të reanimacionit në spitalet rajonale. Sepse ndërkohë që ju përgjigjemi të sëmurëve me COVID19, duhet t’ju përgjigjemi edhe pacientëve të tjerë, aty ku jetojnë, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.
“Ky reanimacion sa i përket pajisjeve është 100% i rinovuar, me rastin e përballimit të COVID19. Janë të gjithë krevatët e rinovuar, për herë të parë këtu kemi monitorët e teknologjisë së lartë, shumë të rëndësishëm për ndjekjen e pacientit në reanimacion. Gjithashtu edhe cpap, kemi shiringat elektrike, kemi sistemet e intubimit, laringoskopët, helmeta. Kanë ardhru edhe 100 monitorë për pacientët, që është një plotësim shumë i mirë i shërbimit”, tha prof. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.
Sipas skenarëve të paracaktuar, në këtë faze, nëse do të rriten shtrimet në spitalin infektiv, do të vijohet me hapjen e spitalit COVID3 (Ish-Kirurgjitë në QSUT) dhe paralelisht, nëse shtohet rastet në terapi intensive do të konsiderohet hapja edhe e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ për trajtimin e të prekurve me COVID19 në gjendje të rëndë dhe më pas është parashikuar COVID4 në varësi të fluksit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.