Studimi, duhen mesatarisht 329 ditë për të zbuluar shkeljen
Sistemi shëndetësor, tashmë nën stres për shkak të pandemisë, duhet të luftojë edhe kundër sulmeve informatike, të cilat janë bërë më të shpeshta me shpërthimin e emergjencës globale. Sipas raportit ‘Cost of a Data Breach’, i porositur nga IBM për Institutin Ponemon, mesatarisht, një shkelje e të dhënave personale, gjatë këtij viti, i ka kushtuar 7,13 milionë dollarë arkës së kompanisë së goditur.
Në krye, qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kostoja mesatare është 8,64 milionë dollarë, me një rritje 5,5% në bazë vjetore. Në Europë, ajo që paguan më shumë për këto lloj sulmesh është Gjermania (4,45 milionë dollarë). Por rekordet negative për sektorin shëndetësor nuk marrin fund këtu – për të zbuluar një shkelje të të dhënave personale duhen mesatarisht 329 ditë.
Në fund, 52% e shkeljeve të të dhënave janë shkaktuar nga sulme të qëllimshme apo hacker me keqdashje; 23% janë për shkak të gabimeve njerëzore dhe 25%, një ndërthurje e të dyja shkaqeve.