Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

22/03/2020 12:00 PM 0 komente

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se sot ka ndërruar jetë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili ishte i infektuar me virusin COVID 19.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

“Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.

Viktima është një  82-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia.

“Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht. E di qe shum familjare , miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushte”.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë  298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of