Sheqeri hidhërohet nga shqetësimet e mbi ofertës

18/09/2012 2:34 PM 0 komente

Sheqeri ra në nivelet më të ulëta të tre muajve, duke vazhduar rënien që prej korrikut, kur arriti në nivele rekord, teksa shqetësimet për të korra të varfra janë zëvendësuar nga problemi i mbi-ofertës.

Tregtuesit thanë se moti i mirë i papritur në Brazil, dhe përmirësimi i stinës së shirave në Indi kishte ulur entuziazmin e atyre që prisnin një rritje të çmimeve të ëmbëltuesit. Në fund të majit, blerësit kishin shprehur shqetësimin për një treg të shtrënguar sheqerit teksa prisnin rënie të ofertës globale.

Treguesi referencë ICE për dorëzimet e tetorit ra në 19.26 cent për paund javën e kaluar. Tregu është kthyer “pothuajse tërësisht mbrapa atje ku ishte përpara se të fillonte rritja deri në 24 cent për paund” në fund të majit, tha  Kingsman, një konsulent sheqeri.

Teksa rreziku i motit po zhduket,tregtuesit dhe analistët janë të përqendruar tashmë në pritshmëritë për një ofertë më të madhe të ëmbëltuesit.

Sipas parashikimeve më të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Sheqerit (ISO), teprica e ofertës është parashikuar të jetë mbi 5 milion ton për të dytin vit radhazi për të korrat e 2012-13, duke arritur një prodhim shtesë prej 5.9 milionë tonë, në rritje nga 5.2 milionë vitin e mëparshëm.

Prodhimi i sheqerit pritet të arrijë një rekord prej 177.4 milionë ton në Brazil dhe perspektiva është e mirë dhe në Kinë dhe Australi. Nga ana tjetër, një numër vendesh prodhuese kryesore, përfshirë Indinë, BE-në dhe Tajlandën pritet që të kenë prodhim më të dobët, tha ISO.

Në kahun e konsumit, Kina, që zakonisht është një importues i madh, ka krijuar rezerva të mëdha gjatë muajve të fundit, ndërsa Rusia po arrin rekordin e prodhimit të vitit të kaluar prej 5 milionë ton sheqer.

Një burim potencial i kërkesës për sheqer në Brazil mund të vijë nga SHBA-të, që kërkojnë një zëvendësues për etanolin që prodhohet nga misri. Me ofertën e misrit për metanol në SHBA që është goditur nga thatësira, kompanitë e karburantit në SHBA mund t’i drejtohen Brazilit për sheqer brazilian, që është bazë për etanolin.

Ndërsa disa analistë besojnë se tregu mund të bjerë më tej si rrjedhojë e situatës me mbi ofertën, ka pasiguri nëse investitorët dhe spekulatorët e tjera afat-shkurtër duan që të shtyjnë tregun më tej, në nivelet e ulëta prej 18.86 cent për paund që u arrit në qershor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of