Sektori i shërbimeve ka vijuar rritjen edhe në tremujorin e dytë 2022, sipas statistikave afatshkurtra të publikuara nga INSTAT.
Rritja ka qenë shumë e fortë për hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, pas rimëkëmbjes së udhëtimeve dhe turizmit pas pandemisë. Ecuri të mirë shënoi dhe transporti. Ndërsa është ngadalësuar rritja për tregtinë dhe baret e restorantet.
Fondi i pagave ndërkohë ka shënuar rritje për të gjithë sektorët, por më e fortë ishte për hotelet, e bar restorantet, të cilat po vuajnë me gjetjen e fuqisë punëtore. Edhe indeksi i të punësuarve ishte në rritje të të gjithë sektorët e shërbimeve.
Rritje e ngadaltë e shitjeve me pakicë
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.
Transporti zgjerim i shpejtë
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 25,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 32,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.
Hotelet rimëkëmben vrullshëm
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 60,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 29,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 52,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021
Bar, Restorante detyrohen të rrisin pagat
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 18,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 17,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 32,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021
Informacion dhe Komunikacion, rrisin punonjësit dhe pagat
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit,
Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si
më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 6,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 29,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 58,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.
Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, të vetmet me rënie
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 25,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 11,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 28,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.