Shërbimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit në tremujorin e katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rikuperuar nga humbjet e shkaktuara nga pandemia.
Shitjet neto dhe pagat janë rritur me ritme më të larta tregojnë të dhënat e INSTAT, ndërsa numri i të punësuarve është zgjeruar më ngadalë.
Sektori me përmirësimin më të lartë është turizmi, i cili zgjeroi ndjeshëm shitjet (2.7 herë), të punësuarit (45.6%) dhe pagat (68.6%).
Tregti me shumicë dhe pakicë, rritet xhiro dhe pagat, por jo të punësuarit
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 26,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Transport, Magazinim dhe Postë
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 31,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 21,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Hotelet, rritje e ndjeshme
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 2,7 herë, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 45,6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 68,6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020
Bar, Restorante, dobët punësimi
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Agjencitë e udhëtimit rrisin shitjet
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 2,5 herë, krahasuar me tremujorin e katërt
2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 20,0%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Informacion dhe Komunikacion
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 26,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 74,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e katërt 2021, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 38,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 35,6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.