Tre foto të Samsung Galaxy Note 10+, që do të prezantohet më 7 gusht. Konfirmohet fotokamera e përparme në formë ‘neo’. Ajo që të bën përshtypje janë kornizat super të holla.
Janë shfaqur imazhet e para të atij, që me njëfarë sigurie, do të jetë Samsung Galaxy Note 10+.
Bie menjëherë në sy “fotokamera neo” e përparme në ekranin Infinity-O dhe mungesa e sensorëve të tjerë, që duket si konfirmojnë hamendësimet mbi dizajnin të Samsung-ut. Kornizat janë shumë të holla, veçanërisht ajo sipër ekranit që është edhe më e hollë se sa ishte imagjinuar nga fotot e një jave më parë.
Imazhet konfirmojnë tre fotokamera vertikale si dhe pozicionin e flash-it. Megjithatë duke krahasuar edhe me imazhet që kanë dalë para një jave – që gjithsesi ofrojnë siguri – duket se pjesa e pasme e fotografuar i përket Note 10.
Prezantimi parashikohet më 7 gusht në Nju Jork. Dy modele: Note 10 me ekran 6,4 inç dhe Note 10+ me ekran 6,75 inç, ky i fundit me rrjetin 5G