Qeveritë evropiane u pozicionuan për një betej të re mbi rregullat e deficitit të buxhetit , me Francën dhe Italinë që u shfaqën të etura për të ‘varrosur’ politikat shtrënguese, të udhëhequra nga Gjermania, që shënjuan përgjigjen ndaj krizës së borxhit.
Ministri francez i Financave Michel Sapin dhe homologu i tij italian, Pier Carlo Padoan, bënë të njohura argumentet për buxhetet pro-rritjes që do të preazantohen kur Komisioni i ardhshëm Evropian të rishikojë planet kombëtare të taksave dhe shpenzimeve për vitin 2015.
“Ne thjesht duhet të gjejmë ritmin e duhur për secilin vend që të rikthejë buxhetin në gjendjen e duhur, në mënyrë që ulja e borxhit dhe deficitit të kryhet në një mënyrë që sjell rritje, ‘tha dje Sapin në një takim të ministrave të financave të eurozonës në Luksemburg.
Oportunizmi politik është ‘ndeshur’ gjithmonë me realitetin ekonomik në debatet e deficitit të euros. Gjermania u imponua përmes një ‘lehtësimi’ të rregullave në vitin 2005, pasi kaloi kufirin e deficitit, vetëm për ti ‘ri-shtrënguar’ ato pasi shpërthimi i borxhit të Greqisë vuri në rrezik euron në vitin 2010.
Aktualisht cështja në diskutim është interpretimi i rregullave të reja, me presidentin francez Francois Hollande që gjendet nën presion për të siguruar më shumë rritje dhe për të reduktuar papunësinë pasi Fronti ekstremist Kombëtar, National Front tronditi qeverinë duke siguruar vendin e parë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të Francës.
Deficiti i Francës do të jetë 3.9 për qind e prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2014 dhe 3.4 për qind vitin e ardhshëm, duke dështuar të përmbushë afatin e BE-së për vitin 2015 për të arritur nën kufirin prej 3 për qind, përvec në rast se qeveria bën më shumë kursime, sipas parashikimeve të BE-së.