Shh! Objektivat tuaja më të mëdha mbajini për vete!

20/06/2019 12:30 PM 0 komente

Nuk ka asgjë të keqe nëse ju vendosni disa objektiva që ju duhet të arrini dhe asgjë të keqe edhe nëse ju i ndani ato me të tjerët, por studiuesit kanë arritur në përfundimin se në se ju i tregoni të tjerëve për objektivat që ju doni të arrini dhe se sa të sigurtë jeni në veten tuaj se do t’i realizoni me patjetër, atëherë rriten mundësitë që ju të dështoni.

 

Ja se ç’duhet të bëni në vend të kësaj:

 

1. Përpiquni të tejkaloni frikërat tuaja

Përpara se ju të vendosni të ndani me të tjerët, objektivat që doni të arrini, këhillohet që ju të bëni një listë me të gjithë frikërat tuaja, që nga ato më të mëdhatë e deri tak ato më të voglat. Pasi ju të keni listuar të gjitha frikërat tuaja, hapi i radhës është që ju të përpiqeni që të gjeni mënyrat më të lehta për t’i tejkaluar ato.

2. Përpiquni të jeni sa më konkurrues

Konkurrenca e shëndetshme është edhe ajo që do t’ju ndihmojë për të avancuar më tej dhe mbi të gjitha për të marrë drejtimin e duhur. Nuk është e nevojshme që ju t’i thoni të tjerëve se sa të aftë jeni dhe se cilat objektiva ju do të arrini në të ardhmen, qoftë atë të afërt apo atë të largët. Nëse ju e vendosni veten tuaj në një mjedi konkurrues, atëherë ju mund ta tregoni se cili jeni pa qenë nevoja që ta thoni një gjë të tillë me zë të lartë.

3. Kurrë mos ndaloni së përpjkuri

Të vendosurit e objektivave të caktuara dhe përmbushja e tyre janë dy çështje të cilat shpeshherë ngjallin debate. Ka nga ata siëprmarrës të cilët mendojnë se vendosja e objektivave nuk është aspak e nevojshme, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo është busulla për të ecur në drejtimin e duhur, dhe pa të cilën ata ndihen të humbur.

Por nuk duhet të harroni edhe një gjë e cila është shumë e rëndëishme, ajo çka mund të rezultojë e sukseshme për disa sipërmarrës nuk rezulton për disa të tjerë, por ju kurrë nuk duhet të rreshtni se përpjekuri për të kuptuar se cila është mënyra më e mirë për ju.

Burimi: The Enterprenuer

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of