Në 24 orët e fundit janë regjistruar shifra rekord të infektuarish. Nga 1684 testime të kryera janë konfirmuar 381 raste të reja.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje”.
Edhe numri i të shtuarve në spitale është rritur.
“Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.”
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total të viktimave në 532 që nga fillimi i epidemisë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjeçar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”.
Sipas shifrave zyrtare në vendin tonë vijojnë të jenë të infektuar aktivë 9 899 persona.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore: 381
Të shëruar ne 24 orë: 106
Të shtruar në spitale: 336
Humbje jete në 24 orë: 5
Testime ditore: 1684
Testime totale: 129,822
Raste pozitive: 21,904
Raste të shëruara: 11,473
Raste Aktive: 9,899
Humbje jete: 532
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.