Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.