Numri i raste të reja me koronavirus vijon të jetë në shifra të larta.
Në 24 orët e fundit nga 1725 testime të kryera janë konfirmuar pozitive 396 raste, ndërsa katër persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,
9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”.
COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore: 396
Të shëruar ne 24 orë: 105
Të shtruar në spitale: 338
Humbje jete në 24 orë: 4
Testime ditore: 1725
Testime totale: 131.547
Raste pozitive: 22.300
Raste të shëruara: 11.578
Raste Aktive: 10.186
Humbje jete: 536.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.