Vijon të regjistrohen shifra të larta me Covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2 694 qytetarë, nga 2,560 testime tw kryera, prej të cilave 423 janë testime për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit.
“334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.