836 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit nga 2.677 testime të kryera, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Ndërsa kanë humbur jetën 15 persona si pasojë e virusit.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja”.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirokastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.