Tetë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit nga 2980 testime të kryera.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.
Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.
Në total 2,456 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi nga fillimi i pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 29
Korçë 10
Elbasan 8
Shkodër 6
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 3
Lezhë 2
Gjirokastër 2
Kukës 1.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.