Masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit do të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera. Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit deklaroi se edhe pse masat kanë dhënë efekt, nuk janë në nivelet e dëshiruara dhe situata mbetet sërish delikate.
“Kemi një renië te incidencës dhe rasteve të reja në dy javët e fundit.
Masat e marra kanë dhënë efekt, por edhe nga respektimi i masave në popullatë. Por nuk janë në nivelet e dëshiruara. Nga hartat që kemi konsultuar, Europa po përballet me rritje të rasteve dhe disa vende janë futur në atë që quhet vala e tretë.
Pavarësisht uljes së indikatorëve, situate është delikate. Kemi rënë dakord që masat të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera. Pra përsëris:
-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online.
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.
-Edhe grumbullimet me më shumë se 10 persona do të ndalohen për dy javë.
vijon
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.