Shitja e Alitalia-s, favorite është oferta e kompanisë gjermane Lufthansa

28/12/2017 3:24 PM 0 komente

Ministri Calenda: ka tri oferta, negociatat e mundshme priten që të mbyllen në janar. Qëllimi është që të mbyllen përpara zgjedhjeve.

Shifrat nuk janë ende aty ku duhet, por ofertat po vijnë në përmirësim, sipas burimeve që po merren me shitjen e kompanisë ajrore italiane. Destinacioni i ardhshëm i kompanisë ajrore duket se do të jetë Gjermania, me një shitje të mundshme te Lufthansa. Ofertat e ardhura në këta muaj kanë qenë tre, sikurse ka konfirmuar edhe ministri i Ekonomisë së Italisë, Carlo Calenda. Por kompania gjermane duket se ka avantazh përkundrejt dy të tjerave, kompanisë britanike EasyJet dhe asaj amerikane Cerberus, e specializuar për investime “të vështira” .

Rreziku i votës

Në janar do të fillojnë negociatat ekskluzive me kompaninë gjermane, me qëllim që të përfundojnë brenda të njëjtit muaj, maksimumi brenda ditëve të para të shkurti. Qëllimi është që marrëveshja të mbyllet përpara fushatës elektorale. Po pse është oferta gjermane më e mirë se dy të tjerat?

Strategjia e Lufthansa

Çështja është konfidenciale por duket se është ndarë midis Luigi Gubitosi, Enrico Laghi dhe Stefano Paleari, si dhe midis dy ministrave të qeverisë që po ndjekin çështjen. Lufthansa është zgjidhja që ofron garancitë më të mira për sa i përket likuiditetit financiar.

Kostot e punës, qeveria dhe komisionerët kërkojnë t’i përgjysmojnë ato

Oferta e Lufthansa-s ka të bëjë vetëm me sektorin e fluturimit të Alitalia, i cili aktualisht ka rreth 8 mijë punonjës. Kompania gjermane dëshiron të shkurtojë rreth 2 mijë, me 25%. Shumë prej tyre sipas komisionerëve dhe qeverisë, të cilët kanë kërkuar që të përgjysmohen shkurtimet.

Përtej mohimeve zyrtare, negociatat janë në proces.  Çështja nuk është e mbyllur ende. Nyja tjetër lidhet me çmimin e shitjes. Oferta fillestare e Lufthansa ishte 300 milionë euro dhe u refuzua. Komisionerët dhe qeveria po kërkojnë të ngrenë ofertën të paktën 500 milionë dhe madje edhe atëherë palët po afrohen. Nga oferta e Lufthansa-s, të gjitha trajtimet, shërbimet e administratës me 3.500 punëtorë të tjerë, do të mbeteshin jashtë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of