Shitja e naftës, Albpetrol hap ankandin për 20 mijë ton naftë brut

28/10/2020 11:00 AM 0 komente

Pas ankandit të muajit korrik ku Albpetrol deklaroi se shiti 48 mijë ton naftë për Allum Enterprises për një vlerë rreth 10 milionë euro, kompania publike e naftës ka hapur një tjetër procedurë.

Këtë herë bëhet fjalë për shitjen e 20 mijë tonëve dhe kompanitë e interesuara do të duhet të paraqesin një ofertë në ankand në datë 3 nëntor.

Sipas detajeve të dhëna në njoftim çmimi minimal fillestar për njësi është: 74.77 % e Çmimit Brent + K.

“Në pikat e lëvrimit: Çmimi minimal fillestar për njësi është: 74.77 % e Çmimit Brent – 2.35 USD/bbl + K – 74.77 % është koefiçenti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftes, % e squfurit). – Brent është çmimi në USD/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik. – 2.35 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, sigurim ne stokim dhe levizje, analizim, matje, ngrohje). – K- eshte vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0)” thuhet në njoftim.

Po kështu sa i takon vendndodhjes Albpetrol bën me dije se nafta është në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacioni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonicë.

Ankandi i korrikut i Albpetrol u realizua me sukses vetëm pas një sërë tentativash të pasuksesshme të zhvilluara gjatë periudhës mars-maj kohë kur vendi ishte në karantinë. Pas këtij ankandi Albpetrol do të deklaronte se kjo vinte në një moment të rëndësishëm.

“Pas bllokimit disa javor për mungesë të kapaciteteve depozituese dhe uljes të konsumit të shkaktuar nga Pandemia e COVID-19, realizimi me sukses i kësaj kontrate do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Albpetrol sh.a, por edhe kompanive të tjera të prodhimit dhe përpunimit naftës në vend. Kjo pasi do të lirohen kapacitetet depozituese; do të rifillojë prodhimi i karburantit në vend dhe industria e naftës do të rikthehet në normalitetin e saj operacional” thuhej në reagimin e Albeptrol./N.Maho

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of