Shitjet e biznesit u rriten më shumë se numri i të punësuarve më 2018

17/02/2020 11:00 PM 0 komente

Teksa ekonomia zgjerohet vit pas viti dhe forca e punës po hyn në tkurrje, punësimi është rritur me terma më të përshpejtuar se vitet paraardhëse.

Rritja e punësimit shihet të ketë qenë produktive për bizneset, pasi shitjet janë rritur me ritme më të larta se punësimi.

Sipas INSTAT në vitin 2018, numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 22.793 persona ose 4,6%, krahasuar me vitin 2017.

Nga ana tjetër shitjet neto në vitin 2018 arritën vlerën 2,180 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7,0%, ndaj vitit 2017.

Të punësuarit përfshijnë të gjithë personat që punojnë në ndërmarrje përfshirë pronarët, të punësuarit me pagesë si dhe pjesëtaret e familjes të papaguar.

Shitjet neto përfshijnë shumat e faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës referuese 2018 dhe i korrespondojnë shitjes në treg të te mirave dhe shërbimeve ofruar të tretëve.

Sa i përket treguesve të punësimit prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +3,1pikë përqindje, ndërkaq prodhuesit e mallrave kanë kontribuar me +1,5 pikë përqindje.

Sektorët me peshën më të lartë të punësimit për vitin 2018 ishin sektori i tregtisë me 24,3%të punësimit, sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.)me 21,6%, të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese me 20,6% të të punësuarve gjithsej.

Sa i përket shitjeve prodhuesit e shërbimeve për vitin 2018 kanë realizuar 66,2% të shitjeve gjithsej dhe kontribuojnë me +4.2 pikë përqindje në rritjen vjetore të këtij treguesi

Gjatë vitit 2018, sektori i tregtisë zë peshën më të lartë të me 45,3%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 11,7%. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori akomodimit dhe restoranteve (2,8%) dhe sektori Industrisë nxjerrëse(3,6%).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of