Në dhjetor 2022, regjistrimet e makinave të reja në BE u rritën me 12,8%, duke shënuar muajin e pestë me radhë të rritjes këtë vit.
Pavarësisht këtij rezultati pozitiv, vetëm dy prej katër tregjeve kryesore të rajonit regjistruan rritje. Tregu gjerman dhe italian i makinave e mbyllën vitin 2022 në mënyrë pozitive, duke regjistruar rritje dyshifore, përkatësisht 38,1% dhe 21,0%.
Spanja pësoi rënie të ndjeshme (-14,1%), kurse Franca mbeti e qëndrueshme (-0,1%).
Në total, në vitin 2022, tregu i makinave në Bashkimin Europian pësoi tkurrje me 4,6%, kryesisht për shkak të mungesës së komponentëve në pjesën e parë të vitit.
Edhe pse tregu është përmirësuar nga gushti në dhjetor 2022, volumet kumulative arrijnë në 9,3 milionë njësi, niveli më i ulët në rajon nga viti 1993, kur u regjistruan 9,2 milionë njësi.
Në mesin e katër tregjeve më të mëdha të BE-së, vetëm Gjermania regjistroi rritje në vitin 2022 (+1,1%), falë një rezultati të fortë në dhjetor. Tre tregjet e tjera u përkeqësuan në vitin 2021, ku Italia regjistroi rënien më të fortë (-9,7%), ndjekur nga Franca (-7,8%) dhe Spanja (-5,4%).
/ ACEA
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.