Shitjet me pakicë në eurozonë kthehen në nivelet para-pandemisë

05/08/2020 1:45 PM 0 komente

Vëllimi i shitjeve me pakicë në eurozonë në qershor është kthyer në nivelet e regjistruara në shkurt, para mbylljes për shkak të pandemisë, treguan të dhenat e Eurostat, duke përfunduar kështu një rikuperim të filluar në maj, pas rënies rekord në muajt mars dhe prill.

Shitjet në 19 vendet e bllokut u rritën me 5.7 për qind në qershor krahasuar me muajin pararendës. Nxitëse kryesore për fitimet ishin shepnzimet për veshje dhe karburant për automjetet.

Rritja e eshitjeve ishte më e vogël seç kishin parashikuar ekonomistët e Reuters, në nivelin e 5.9 për qind, por kjo u kompensua me rishikimin e rritjes së shitjeve në muajin maj.

Eurostat tha në publikimin e kësaj të mërkure se vëllimi i blerjeve u rrit me 20.3 për qind në maj në baza mujore, duke rishikuar vlerësimin e tij të mëparshëm për një rritje prej 17.8 për qind, e cila ishte tashmë rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhenave të eurozonës në vitin 1999.

Dy rritjet e njëpasnjëshme të shitjeve kompensojnë plotësisht rënien rekord në mars dhe prill, ku shumë vende të eurozonës vendosën masa bllokuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për të përforcuar më tej që shitjet me pakicë ishin sërish në nivleet e para krizës, Eurostat tha se vëllimi i blerjeve ishte 1.3 për qind më i lartë se një vit më parë, rritja e parë vjetore që nga shkurti.

Në baze mujore, shitjet me pakicë u rritën në qershor me shifër dy-shifrore në Irlandë, Spanjë dhe Itali, por ranë përsëri në Gjermani dhe Austri, pas një rritje të madhe në muajin maj.

Shitjet e tekstileve, veshjeve dhe këpucëve u rritën me 20.4 për qind nga maji në qershor. Konsumatorët gjithashtu blenë më shumë karburant për automjetet, pajisje kompjuterike dhe libra./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of